Si të përgatitemi për një intervistë pune ONLINE?

Të gjithë i njohim vështirësitë që kanë hasur bizneset gjatë periudhës së pandemisë. Një pjesë e mirë e juaja ndoshta kanë humbur vendin e punës ose ndoshta janë edhe në proces shkurtimi.

Për këtë arsye IRISOFT EDUCATION ju vjen në ndihmë me këtë shkrim për t’ju përgatitur për një intervistë online në kushtet ku një pjesë e mirë e kompanive po e zhvillojnë këtë proces online.

Ju urojmë suksese dhe mos u dorëzoni.

Çfarë të bëjmë konkretisht përpara një interviste?

1. Eksploroni paraprakisht për kompaninë (në web dhe rrjete sociale). Kjo është një këshillë mjaft e vlefshme edhe nëse do të zhvilloni një intervistë live apo qoftë një intervistë në rrjete sociale.

2. Mundohuni të ruani kodin e duhur të veshjes. Kjo është mënyra më e mirë për të prezantuar besimin dhe seriozitetin tuaj në bisedë. Zgjidhni një veshje me ngjyra neutrale e cila nuk përzihet me sfondin në të cilin do të uleni.

3. Sigurohuni që ambienti përreth dhe pas jush të jetë i rregullt.

4. Sigurohuni që të jeni në një ambient ku të mos keni ndërhyrje, apo t’ju shqetësojnë gjatë intervistës.

5. Njihni mirë platformën që do të zhvilloni intervistën. Këto ditë, shumë kompani përdorin platforma të ndryshme ku i zhvillojnë intervistat. Merrni paraprakisht informacione rreth platformës në mënyrë të tillë që të mos bëni ndonjë gabim teknologjik. Mund të këshilloheni për përdorimin e platformve si Zoom apo Skype nga specialistët e Irisoft Education.

6. Vendosni kompjuterin tuaj në opsionin "Focus Assist" (PC) ose "Do not disturb" (Mac).

7. Sigurohuni që pajisja të jetë karikuar apo ushqyesi të jetë në prizë, kështu nuk do të keni surpriza gjatë intervistës.

Çfarë të bëjmë konkretisht gjatë një interviste?

1. Merrni informacion dhe njihni intervistuesin. Para se të zhyteni në specifikat e intervistës, harxhoni ca kohë për të njohur personin me të cilin po flisni gjë që ju ndihmon që intervista të jetë më e lehtë.

2. Mos e shikoni veten në ekran gjatë gjithë kohës. Kontrolli që i bëjmë vetes gjatë gjithë kohës është i pandërgjegjshëm. Sidoqoftë është shumë e dukshme nga ana tjetër. Kur të flisni me një intervistues përmes video chat-it sigurohuni që të shikoni drejtpërdrejt në kamera dhe jo veten tuaj. Kjo është mënyra e vetme se si të mbajmë kontakte të drejtpërdrejta në sy.

3. Jini konçiz dhe profesional. Mund të shpërqendroheni fare lehtë nëse zhvilloni një intervistë online pasi nuk është e njëjta situatë me një përballje live. Ju mund të ndiheni më komod dhe ndoshta jepni përgjigje më pak formale dhe më të zgjatura. Mos e bëni këtë gabim dhe trajtojeni me seriozitetin e duhur.

4. Të flasësh me kreativitet. Bukuria e një interviste me video është se intervistuesi mund të shohë vetëm ato që janë drejtpërdrejt para kamerës. Përpara se të filloni intervistën shkruani disa pika bisedimi që mos t’i harroni. Ngjitini ato pas ekranit ose kamerës së laptopit dhe mos kini frikë të referoheni aty herë pas here.

5. Ndiqni bisedën. Mundohuni të fokusohuni pasi mund të ketë intervista për pozicione të caktuara të cilat mund të zgjasin shumë dhe online është e lehtë të humbasësh vëmendjen.

6. Mbani qendrimin e duhur të trupit. Jini të vëmendshëm dhe jepni një mesazh sa më pozitiv me gjuhën e trupit. Mos e neglizhoni atë.

7. Bëni pyetje. Në një intervistë çdo punëdhënës preferon dikë që është kurioz dhe ka dëshirë të ketë informacion mbi kompaninë. Zgjidhni pyetjet e duhura.

8. Durimi është virtyt. Mundohuni të prisni deri në fund pyetjen e intervistuesit tuaj. Mos e ndërprisni asnjëherë atë.

9. Të jeni dëgjues të mirë: Duke dëgjuar intervistuesin kuptoni më shumë për kompaninë dhe pozcionin e kërkuar. Kështu i krijoni kohë vetes për të dhënë përgjigjen e duhur.

10. Dhe së fundmi JINI VETVETJA. Të gjithë janë unikë kështu që mundohuni të shfaqni elementët pozitivë të karakterit tuaj.

Këtë peridhë Irisfot ka punësuar disa persona përmes intervistës online dhe tashmë janë në tregun e punës vendas.

www.irisoftedu.com