Instituti Goethe është një organizatë e financuar nga qeveria gjermane dhe promovon gjuhën gjermane si për studime ashtu dhe për shkëmbim kulturor. Të gjithë të interesuarit mund ti nënshtrohen testimeve në cdo qender Goethe ose partnerëve. Diploma e Goethe (Zertifikat) njihet ndërkombëtarisht si mbrojtje e gjuhës gjermane dhe mund të përdoret për aplikime VISA, leje qëndrimi, studime, punësim etj. Provimi ka gjithsej 4 seksione; e shkruara, e lexuara, e folura dhe e dëgjuara. Bazuar në rezultatin final dhe totalin e pikëve, ju jepet diploma në nivelin tuaj të gjuhës, nga A1 deri tek C2.

TestDaf (Test Deutsch als Fremdsprache) është diploma e gjuhës gjermane për ata që dëshirojnë një mbrojtje të gjuhës ndërkombëtare për qëllime studimi ose punësimi. TestDaf është i vlefshëm në rreth 95 shtete dhe certifikon nivelet nga B2 tek C2. Provimi ka gjithsej 4 seksione; e shkruara, e lexuara, e folura dhe e dëgjuara. Bazuar në rezultatin final dhe totalin e pikëve, ju jepet diploma në nivelin tuaj përkatës të gjuhës.