DELF (Diplôme d’études en langue française) është testi i gjuhës frënge që përfshin të gjithë individët me njohje të frengjishtes nga niveli A1 tek B2. DELF është një ndër certifikatat më të njohura, vecanërisht kur keni si qëllim të aplikoni në një universitet në Francë. Ky proces kërkon këtë diplomë në nivelin B2, por ka disa që pranojnë edhe nivelin B1. Këto nivele kërkohen edhe nga vendet e punës kudo në Francë. DELF përbëhet nga 4 seksione testimi; shkrimi, leximi, dëgjimi dhe e folura. Secili prej këtyre seksioneve vlerësohet më vete dhe pasi mblidhen pikët e të gjithëve, totali jep rezultatin për nivelin tuaj te gjuhës franceze. Vlerësimi i nivelit jepet nga A1 deri në B2.