I njohur si Diploma e Spanjishtes si gjuhë e huaj, mbrojtja e kësaj çertifikate vërteton një zotërim ekselent të gjuhës spanjolle të vlefshëm në gjithë botën dhe pa afat kohor. Kjo certifikatë jepet nga Ministria spanjolle e Arsimit, Sportit dhe Kulturës. Vendosja, hartimi dhe vlerësimi përfundimtar i provimit bëhet në emër të qeverisë nga Universiteti i Salamanca. Organizimi i testit është lënë Instituto Cervantes. DELE përbëhet nga 4 seksione testimi; shkrimi, leximi, dëgjimi dhe e folura. Secili prej këtyre seksioneve vlerësohet më vete dhe pasi mblidhen pikët e të gjithëve, totali jep rezultatin për nivelin tuaj te gjuhës spanjolle. Vlerësimi i nivelit jepet nga A1 deri në C2.