TOEFL (Test i gjuhes angleze si gjuhë e huaj) është test standard që matë njohuritë e një personi në gjuhën angleze. TOEFL është testi më i përhapur standard, i pranuar nga më shumë se 9,000 Universitete dhe Agjensi në botë; shumica e te cilave jane universiteteve anglishtfolëse per nivelet bachelor, master dhe doktoraturë dhe plot agjensi punësimi, zyrat për megrim etj. Njohuria e anglishtës për të qene i sukseshëm në përfundimin e këtij testi duhet të jete nga mesatar tek ajo e avancuar. TOEFL ndahet në katër pjesë: Lexim, Degjim, Shkrim dhe Komunikim. Secila pjesë ka nga 30 pikë, duke ma dhënë kështu një total prej 120 pikësh. Mirëpo, secili nga universitetet apo institucionet e ndryshe ka kërkesën ndryshe të pikëve për pranim. Këto pikë mund të jane nga 60-120 pikë ne varesi te perqendrimit me kryesor te anglishtes per institucionin, e folur, e degjuar, e shkruar ose e folur. Megjithese nuk ka një numër pikësh që konsiderohet “kalues” në TOEFL, rezultatet e ketij test percaktojne nivelin tuaj te gjuhes.

IELTS është nje nder testet gjuhësore më te njohura në botë për gjuhë angleze. Nëse jeni të interesuar të punoni, studioni ose jetoni jashtë shtetit, atëherë hyrja në testin IELTS mund te jete hapi i pare. Ka dy lloje provimi IELTS; Akademik dhe Trajnimi i Pergjithshem. Sektoret e degjimit dhe te folurit jane njesoj per te dy testet, por sektoret e leximit dhe shkrimit ndryshojne bazuar se cilin testin keni vendosur te beni. Degjimi, Leximi dhe Shkrimi behen te 3 sektoret ne te njejten dite, pa pushim ndermjet tyre. Koha totale per berjen e testit eshte 2 ore e 45 minuta. IELTS behet per te gjithe personat jo-anglisht foles qe deshirojne te testojne nivelin e tyre te anglishtes. IELTS behet me shkrim, ku cdo pyetje plotesohet nga personi me shkrim dore. Cdo sektor permban disa lloje te ndryshme te pyetjeve qe kerkojne pergjigje specifike. Piket variojne nga 0 ne 9 pike per cdo pyetje dhe gjysem pika jane te mundshme. Keto pike mblidhen ne fund dhe rezultati tregon nivelin tuaj te gjuhes angleze.