KURSE TE GJUHES Italiane:

Fëmijë

PROGETTO ITALIANO JUNIOR:

10 - 15 VJEÇ

Progetto Italiano Junior është një kurs modern multimedial i gjuhës Italiane, për studentë dhe adoleshentë. Një ekuilibër, midis elementeve komunikues dhe gramatikor, i përmbledhur, i lehtë për t’u kuptuar dhe konsultuar; referenca të vazhdueshme për realitetin socio-kulturor të fëmijëve të kësaj grupmoshe, përmes materialit autentik, fotografive, grafikëve, kuiceve etj.; intervista origjinale me adoleshentë italianë që u japin të rinjve, mundësinë të dëgjojnë mendimet e bashkëmoshatarëve të tyre, si dhe një larmi theksesh; ushtrime të vetëvlerësimit përgjatë secilit kapitull.


Të rritur

PROGETTO ITALIANO:

A1 – B2

Ky libër ka për qëllim të përdoret nga të gjitha moshat. Mësimet i ndihmojnë studentët të kalojnë mbi pikat e rëndësishme të gramatikës, të praktikojnë shqiptimin dhe të tejkalojnë ushtrimet e të kuptuarit.