Si funksionojnë Shërbimet tona

Partneri i biznesit tuaj

Trajnime

Ju vjen në ndihmë të gjithë individëve dhe bizneseve me paketa profesionale, Soft Skills, në të gjitha profilet e nevojshme, duke i dhënë çdo klienti një vlerë të shtuar që ata ia bashkangjisin vetvetes dhe komunitetit.

Botime

Irisoft është një shtëpi botuese mjaft prestigjoze prej disa vitesh në treg e cila ka botuar më shumë se 50 tekste shkollore dhe artistike.

Konsulencë

Shërbimi i konsulencës është mjaft i rëndësishëm për të gjithë bizneset dhe individët të cilëve ju nevojitet suporti i duhur administrativ, financiar, operacional etj. Ekspertët dhe profesionistët tonë do t'ju gjenden pranë me profesionalizmin dhe përkushtimin e duhur për të garantuar suksesin tuaj.

Digital Marketing

Çdo ditë e më shumë, shërbimi i marketingut online po u ofrohet të gjithë bizneseve në mbarë botën. Irisoft ju vjen në ndihmë me këtë shërbim në kuadër të menaxhimit të email-it, website-it, content-it dhe rrjeteve sociale.

Rreth kompanisë

22 vite eksperiencë, 22 vite cilësi

Me përkushtim dhe përqasje profesionale, Irisoft ka shtrirë fushën e shërbimeve, duke hapur një filial të dytë në qytetin e Elbasanit, në tetor 2009.

Irisoft ka botuar dhe fituar 15 altertekste, për ciklin 9 vjeçar dhe të mesëm. Që nga viti 2012, Irisoft po operon me sukses projektin: “Rekrutim, Trajnim dhe Punësim të Burimeve Njerëzore”, projekt i cili bën të mundur trajnimin profesional të individëve që dëshirojnë të jenë pjesë e tregut të punës.

Marketing, Drejtim dhe Menaxhim, Financë dhe Kontabilitet, IT & Programim, Sektor Bankar, Hartim projektesh dhe Menaxhim Operacional, Shërbim Klienti, Front & Back Office, Menaxhim Burime Njerëzore, Strategji dhe Psikologji Shitje, Psikologji, Shkenca Juridike, Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mekanike, Elektrike, Elektronike, Arkitekturë (interior & exterior), Grafikë dhe Faqosje.

Më 28. 08.2012 Irisoft është akredituar nga MASH me numër regjistrimi CA003, për të zhvilluar modulet e trajnimit të punonjësve të institucioneve arsimore, në përputhje me Rregulloren për Sistemin e Akreditimit të Programeve të Trajnimit (çertifikatë akreditimi për të zhvilluar trajnime mbështetur në vendimin Nr. 3 datë 27.03.2012), të Komisionit të Akreditimit të Programeve të Trajnimit (KAT), ngritur sipas urdhërit të Minsitrit të Arsimit dhe të Shkencës ”Për ngritjen e Komisionit të Akreditimit të Programeve të Trajnimit”, Nr. 110, datë 09.03.2011.

Provimi për çertifikimin “CAEL” është ndërkombëtar dhe i përket shtetit të Kanadasë, i cili njihet edhe në SH.B.A dhe në vendet Aziatike. Provimit për marrjen e këtij çertifikimi i nënshtrohen vetëm njohësit të avancuar të gjuhës angleze. Ky çertifikim i vlen individëve që dëshirojnë të studiojnë dhe punojnë në Kanada, SHBA dhe Azi. Në Korrik të vitit 2015, Irisoft merr akreditimin dhe liçensimin nga Ministria e Punës dhe Rinisë dhe QKL, për zhvillimin e Trajnimeve dhe Kurseve Profesionale.

Trajnimet tona cilësore

IRISOFT në gamën e gjerë të shërbimeve që ofron, realizon edhe trajnime praktike profesionale pasuniversitare për të gjitha profilet e larta të shkollimit si në: Kontabilitet, Menaxhim, Marketing, Shitje, Financë-Bankë, Informatikë dhe Programim, Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Juridik, Psikologji, Gazetari etj.

Pse të na zgjidhni ne?

Pedagogët tanë me eskperiencë shumëvjeçare do t'ju sjellin dijen dhe vlerat njerëzore.

Të gjitha modulet e trajnimeve dhe kurseve të Irisoft janë të njohura dhe të liçensuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Është certifikuar si qendër provimi në Teknologji Informacioni dhe Kompjuteri nga ICT Europe në vitin 2006 dhe qendër e provimit europian në ICT për Shqipërinë nga XPERT European Computer passport, në aftësitë personale të biznesit nga Xpert dhe për kompetencat e biznesit europian nga EBCL – European Businnes Competence Licence, në vitin 2008.

Kurset aktuale:

Microsoft Excel

Numri i studenteve: 23

Autodesk Autocad

Numri i studenteve: 35

java

Numri i studenteve: 20

Gjermanisht

Numri i studenteve: 47

Kontabilitet

Numri i studenteve: 15

Programet më të kërkuara:

Programim

Ne ofrojmë gjuhë të ndryshme programimi si psh: java, javascript, python etj.

Microsoft Office

Ky kurs përfshin programe të ndryshme lidhur me paketën office si: Excel, Word, PowerPoint etj.

Gjuhët e Huaja

Ato janë një ndër pikat tona më të forta. Ne ofrojmë gjuhë të huaja të ndryshme si psh: Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht etj.


Bordi Irisoft Education

Esmeralda Tasho

CEO

Genci Brahimaj

Drejtor i Përgjithshëm

Denis Çela

Menaxher i Burimeve Njerëzore

180

Trajnime

50+

Libra

120

Lektorë

130

Çertifikime

Na kontaktoni

dërgoni kërkesën tuaj. Ne do ju kontaktojmë sa më parë!